Tabaku: Rama promovon antivlerat ndaj evokon Enver Hoxhën

0
204

Në takimin e kandidates së PD për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, me disa nga familjet e vjetra të Tiranës pranë shkollës teknike ekonomike u diskutuan probleme të komunitetit.

Ndërkohë që vendi vuan pasojat e një pandemie të keqmanxhuar qytetarët u shprehën për mungesën e një shëndetësie të niveleve normale.

Ne kemi  mjekësinë  dhe  mjekësia  është problem  i  madh. A do  rrimë  Akoma me Vilma Nushin ti  japim koncensione  Vilmës?” u shpreh një prej bashkëbiseduesve i cili evidentoi problemet e shëndetësisë që janë shtuar vit pas viti që nga 2013.

Tabaku u shpreh se për të gjitha këto shqetësime Plani qeverisës i PD ka një alternativë të qartë dhe me një faturë nga pas. Ajo evidentoi se si Rama ka shkatërruar vlerat e një shoqërie dhe këtë e thellon edhe më tej kur evokon edhe regjimin komunist si një regjim me të mirat e kohës.

“Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje, familjeve që janë internuar , unë  nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara.

Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme. 50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët  e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime” u shpreh Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here