Oksigjeni në tregun e zi, Meta paralajmëron: Do mbahet përgjegjësi ligjore, ky lloj trajtimi është i rrezikshëm

0
193

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me një investigim të Birn, për gjendjen e spitaleve rajonale që trajtojnë pacientët me Covid-19 dhe për cilësinë e shërbimit që iu ofrohet këtyrë të fundit.

Ai e cilëson të pafalshme, mostrajtimin me oksigjen të të prekurve nga koronavirusi dhe lënien e tyre ‘në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi’.

Sipas Kreut të Shtetit, rëndimi i gjendjes shëndetësore të shumë të sëmuravë ka ardhur si pasojë e mostrajtimit në kohë me oksigjen.

Ai thekson se për është këmbëngulur që trajtimi me oksigjen të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital. Gjithashtu shton se kështu është këshilluar edhe në projektet ndërkombëtare.

“Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa paralajmëron se për këtë kontrabandë të rrezikshme për shëndetin publik do të mbahet përgjegjësi ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here