Sot takim në Lazarat / Bejko fton banorët ti bashkohen : Nder dhe përgjegjësi për të ardhmen e gjithsecilit, 25 prilli një ditë e madhe!

Kandidati për deputet i PD për Gjirokastrën z.Roland Bejko do të jetë sot i pranishëm në fshatin Lazarat në një bashkëbisedim me banorët e zonës . Nder dhe përgjegjësi e shumëfishtë për të sotmen dhe të ardhmen e gjithsecilit prej nesh dhe brezave që do të vijnë e ka cilësuar z. Roland Bejko takimin në fshatin Lazarat i cili përkon dhe me fshatin e tij të lindjes.
“Për mua nuk është thjesht krenari të jem sot në vendlindjen time në një bashkëbisedim të ngrohtë me ata që më mësuan ABC e jetës, por është një NDER dhe PËRGJEGJËSI e shumëfishtë për të sotmen dhe të ardhmen e gjithsecilit prej nesh dhe brezave që do të vijnë.

25 prilli, do të jetë për lazaratasit një ditë e madhe, jo vetëm pse do të jetë dita që do të ndalë njëherë e mirë diskriminimin e tyre politik nga Edi Rama, por edhe pse do t’i japë fund hemoragjisë së shpopullimit të Lazaratit, Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Ndaj i ftoj të gjithë lazaratasit pa dallim, të bëhen sonte pjesë e takimit tonë pranë zyrës elektorale në qendër, ora 18 30!”-është shprehur z.Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment