Përplasja Luca-Boçi në Elbasan, reagon PD: Dëshmi e dëshpërimit të thellë që ka Rama nga humbja e sigurt

0
207

Vjen reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi pas përplasjes fizike që u regjistrua sot në një lokal në Labinot të Elbasanit, mes kandidatit për deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Sipas Bardhit në një postim në rrjetet sociale, kjo përplasje është një dëshmi e dëshpërimit që ka Edi Rama nga humbja e sigurt më 25 prill.

  • Agresioni i ortakut të qeverisë, Gjergj Luca, ndaj kandidatit të PD në Elbasan, Luciano Boci, është një dëshmi e dëshpërimit të thellë që ka Edi Rama nga humbja e sigurtë që e pret më 25 prill, dhe një vërtetim i sistemit korruptiv që ai ka ngritur në këto 8 vite.

Gjergj Luca, është një oligark i Edi Ramës, që ka privatizuar e ka marrë çdo pasuri që ka dashur në Elbasan, me një të rënë të lapsit. Gjergj Luca është përfitues dhe plaçkitës, dhe ai do të bëjë gjithçka, sëbashku me mercenarin e tij politik, Taulant Balla, që të ruajë privilegjet.

Por kjo fushatë, këto zgjedhje, janë për qytetarët, për interesat dhe jetën e tyre. Nuk janë për një grusht njerëzish me të cilët Edi Rama ka ndarë asetet dhe buxhetin në këto 8 vite.

Biznesmeni i Edi Ramës, e beri sot edhe më të qartë zgjedhjen që duhet të bëjnë qytetarët me 25 prill.

Do të votojnë në Elbasan që të shtojë edhe më shumë pasurinë Gjergj Luca, të rrisë luksin Taulant Balla, apo do të votojnë të kenë rend e siguri, të kenë rritje të pagave e pensioneve, të kenë vende të reja pune, të kenë dyfishim të ndihmës ekonomike, subvencione në bujqësi, e mbështetje për të rinjtë e familjen”, shkruan Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here