Merkel e bindur për AstraZeneca-n: Do ta bëj vaksinën kur të më vijë radha

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte e gatshme të vaksinohej me vaksinën e AstraZeneca nëse i ofrohet, në një përpjekje për të rritur besimin e qytetarëve.

“Po unë do të merrja vaksinën AstraZeneca kur të vijë radha ime, unë do ta bëja në çdo rast ” tha Merkel në një konferencë shtypi, shkruan reuters. 

Miratimi i Merkelit për vaksinën erdhi pasi përdorimi i saj u pezullua për disa ditë nga vendet e mëdha evropiane, përfshirë Gjermaninë, për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Rregullatori i ilaçeve evropiane EMA të enjten e hodhi poshtë këtë dyshim, duke e cilësuar vaksinën “të sigurt dhe efektive”.

Gjermania të Premten rifilloi përdorimin e saj , ndërsa Ëinfried Kretschmann, Kryeministri shtetëror i Baden-Ëuerttemberg, u vaksinua me AstraZeneca drejtpërdrejt në televizion.

“Kini besim, vaksinohuni,” tha ai në një thirrje për popullatën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel më herët ka deklaruar se nuk do të marrë vaksinën AstraZeneca sepse ishte shumë e moshuar për përdorimin e kësaj vaksine. E pyetur nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine”, nëse ajo do të merrte një dozë të vaksinës AstraZeneca për të kundërshtuar perceptimin në Evropë, se vaksina është joefektive, 66-vjeçarja tha se ajo nuk është e miratuar për njerëzit mbi 65 vjeç në Gjermani.

“Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për AstraZeneca,” i tha ajo gazetës. AstraZeneca është përballur me një seri pengesash që kur u miratua për përdorim në Bashkimin Evropian.

Përveç vonesave të dorëzimit që zemëruan bllokun, Gjermania në javët e para të përdorimit të tij e kufizoi atë tek njerëzit nën 65-vjeç për shkak të të dhënave të pamjaftueshme të efikasitetit për njerëzit e moshuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment