Basha viziton familjen beratase, letra që mori nga djali i vogël

0
247

Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në Berat, ku vizitoi familjen Hasnetari për të biseduar rreth problemeve social-ekonomike në këtë zonë. Djali i vogël i familjes, Xhoeli i dha kryedemokratit një letër në të cilën shkruhej: Basha Hajde në Berat, Rama ik nga Berati.

Basha bisedoi me çiftin e pensionistëve, ndërsa këta të fundit u shprehën se paratë që marrin nuk iu dalin, duke evidentuar se kostua e ilaçeve është sa pensioni që ata marrin.

Ndërsa tha se të dy prindërit i ka pensionistë dhe është në dijeni me problemet që kjo grupmoshë ka, Basha premtoi rritje të pensioneve.

Basha: Ju jeni pensionistë?

Familjarët: Po

Basha: Sa merrni në muaj?

Familjari: 100 mijë lekë të vjetra, 100 mijë lekë janë ilaçet.

Basha: Unë i kam prindërit të dy pensionistë dhe e di fare mirë që ata sa paguajnë energjinë elektrike dhe ujin, ilaçe, nuk ju mbetet më asgjë. S’ju mbetet më asgjë po nuk patën mbështetjen e fëmijëve dhe ky është realiteti i pensionistëve. Ne nuk do bëjmë mrekulli, por rritja e pensionet do rritet me ne vit pas viti, sepse në këtë mënyrë do të keni më shumë para se sa rritja e çmimeve. Do i rrisim pensionet 2 herë më shumë se sa do rriten çmimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here