“Anës Lumenjve”, Meta: Vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon sa herë tirania bëhet e padurueshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit “Anës Lumenjve”.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Meta ka publikuar fragmentin nga filmi “Lulëkuqe mbi Mure” ku kjo poezi interpretohet nga aktori Timo Flloko. 

Kreu i shtetit thekson se vrulli i këtyre vargjeve gjëmon me forcë sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.
Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.
Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.” shkruan Meta krahas videos.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment