Basha: Koncesioni i “Check up-it” mori 6 milionë euro për shërbime të pakryera

0
264

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka renditur edhe koncesionin e “Check up-it” në 100 dështimet e kryeministrit Rama në këto 8 vite qeverisje.

Përmes një postimi në “InstaStory”, mëngjesin e kësaj të diele Basha fillimisht ka pyetur ndjekësit se “Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it ka marrë për shërbime të pakryera?” me aletrantivat: një, tre dhe gjashtë milionë euro.

Te “InstaStoy” i radhës bën me dije se sipas KLSH-së janë 6 milionë euro që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera. Kryedemokrati thekson se PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here