Luçiano Boçi i përgjigjet Ramës: Në 25 prill do marrësh një milion grushte

Kandidati i PD për Elbasanin Luçiano Boçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi sot. Rama nga Elbasani duke komentuar përplasjes e Boçit me Gjergj Lucën, mori në mbrojtje biznesmenin, ndërsa e akuzoi demokratin se pasi e grushtoi i mori edhe telefonin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Boçi shprehet se kryeministri vazhdon lojën “telefonit të prishur” me video të prishur, siç e quan ai. Boçi ka mohuar sërish të ketë marrë telefonin e biznesmenit, ndërsa shton se Rama e di shumë mirë që Luca e ka vetë celularin.

“Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të  mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment