Zgjedhjet e 25 prillit/ Qytetaret e Gjirokastres me syte nga kandidatet e opozites per ndryshim: Te PS jane hajdut, te tjeret nuk i njohim!

Pak ditë na ndajn nga zgjedhjet e 25 prillit në vend. Por pavarësisht nga programet e prezantuara dhe kandidatët, edhe këtë herë do të votohet për partinë politike që preferon gjithsecili. Sipas opinionit të qytetarëve në Gjirokastër kandidaturat për deputet përveç disa prej atyre që janë të vjetër në politikë, të tjerët janë të panjohur për ta e megjithatë do të votojnë për siglën e partisë. Gjithashtu qytetarët shprehin edhe rezervat e tyre për disa prej kandidatëve që po garojnë këtë vit zgjedhor. Ndërsa shpresat i mbajnë tek opozita për një rotacion politik.
E tek sa zgjedhjet po afrojnë qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë kandidatura të denja për ti përfaqësuar prandaj këmbngulin për persona që kanë kulturë qytetare dhe edukim pasi janë lodhur nga kandidatë që jo vetëm nuk i kanë këto cilësi por përkundrazi kanë pas dhe një të shkuar kriminale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment