Kurti thirrje qeverisë shqiptare: Hiqni dorë nga ndërtimi i hidrocentraleve, Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka bërë thirrje qeverisë së Shqipërisë që të shpallë lumin Vjosa, Park Kombëtar dhe të heqë dorë nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Sipas tij, Vjosa është pasuri dhe trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane.

“Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë”, evidenton Kurti.

Ky i fundit thekson se pavarësisht kërkesave të banorëve, angazhimit të aktivistëve dhe rezolutës së Parlamentit Evropian për të shpallur Vjosën, Park kombëtar akoma nuk është bërë asgjë. Gjithashtu shton se është momenti që në Kosovë dhe Shqipëri të mbroohet ajo pasuri natyrore që ka mbetur pa u dëmtuar.

“Vjosa mbetet lumi i fundit i “egër” në kontinentin e Evropës, i cili është i paprekur nga dora e njeriut dhe duhet të mbetet i tillë”, shkruan Kurti në “Facebook”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment