“Vjosa, Park Kombëtar”, Meta thirrje autoriteteve të BE-së: Mbështeteni kauzën, thirrja buçet nga lumi

0
233

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, ndërsa i ka inkurajuar të gjithë shqiptarët të solidarizohen me këtë kauzë.

Duke theksuar se Vjosa ka rëndësi mbarë europiane, Kreu i Shtetit iu ka kërkuar autoriteteve të larta të Bashkimit Europian të përkrahin fuqimisht këtë thirrje.

“Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës, në Bruksel, Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: Vjosa Park Kombëtar tani!”-shkruan Meta në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here