29 vjetori i fitores së parë/ Berisha liston reformat e PD ndër vite: Ne ndamë epokat

0
265

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka kujtuar 29 vjetorin nga fitorja e parë e Partisë Demokratiike. Ai ka nxjerrë një deklaratë të tijën, pas fitores së vitti 1992. Përmes një reagimi të gjatë në “Facebook”, Berisha tregon se si ishte vendi në kohën kur mori pushtetin për herë të parë pas rënies së diktaturës. Ai ndalet te gjendja e atëhershme ekonomike.

“PD dhe aleatët e saj më 22 mars të vitit 1992 erdhën e pushtet në vendin e tretë me të varfër të globit, në të cilin të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollarë në vit me vetëm 4 milionë dollaë rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm 500 milionë dollarë dhe papunësi që kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre dhe katër shifror. Diktatura 46 vjecare me moniste e kohës kishte shkatërruar Shqiperinë pothuaj në permasa apokaliptike“, shkruan Berisha.

Ky i fundit thotë se PD lidhi miqësi mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera dhe e anëtarësoi në organizata ndërkombëtare. Berisha thekson anëtarsimin në NATO.

“Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi më i thellë, e lidhi në miqësi me SHBA-në dhe vendet e tjera të lira. PD tashmë në pushtet ndërkombëtarizoi me qeverinë e saj në samite të OSBE dhe OKB çështjen e Kosovës, konfirmoi në rezoluta të votuara me 2/3 në OKB të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje, promovoi çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginen e Presheves dhe kudo në rajon.

Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatllantike qeveria e PD dhe aleatëve të saj anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në dhjetra organizata ndërkombëtare si dhe firmosi ndër më të parat partneritetin për paqe me Aleancën e Atlanitkut të Veriut.

Ne Letren e tij te Bardhe te vitit 1996, Komisioni Europian duke vleresuar suksesin e reformave do perzgjidhte Shqiperine si vend i vetem ne rajon per ti hapur procesin e stabilizim asociimit ne BE. Në 8 vite të qeverisjes së saj, qeveria e PD dhe aleatëve të saj firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtaresoi vendin në NATO”, shkruan Berisha.

Berisha ka evidentuar reformat e PD, kur ka qenë në qeverisje. Ulja e tatim fitimit dhe tarifave të tjera, papunësisë me 12.8%, shumëfishimi i bizneseve të reja, rritja e infestimeve të huaja, rritja e pagave dhe pensioneve, ndërtimi i disa akseve si rruga e Kombit, ndërtimi dhe rikonstruksioni i 1300 institucioneve arsimore dhe 400 qendrave shëndetesore, sistemit të kanalizimeve dhe refomave për arsimin e lartë. Këto janë disa nga arritjet siç i cilëson Berisha të PD.

Ky i fundit thotë se pas 2013, me ardhjen në pushtet të PS është rritur kriminaliteteti, largimi i shqiptarëve, vjedhja dhe është bllokuar integrimi europian. Berisha thotë se 22 marsi duhet të jetë frymëzim edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here