Ndaloni punimet në Bypass-in e Gjirokastrës/ Ekspertët letër Ramës: Rrezikon statusin e UNESCO-s

  • Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore të cilët kanë punuar në Gjirokastër i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama ku i kërkojnë që të ndërpresë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet. Sipas tyre nëse ky projekt përfundon, mund të rrezikojë statusin e Gjirokastrës si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ekspertët kërkojnë Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor si dhe një Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi. Humbja e statusit të UNESCO-s, mund të ishte një goditje e rëndë për turizmin kultutor shqiptar i cili është në zhvillim. Një humbje e tillë mund të njolloste reputacionin e fituar me vështirësi të Shqipërisë si një partner ndërkombëtar i besueshëm. Grupi thotë se Shqipëria duhet të adoptojë një plan mobiliteti për Gjirokastrën përpara implementimit të çdo projekti, plan ky i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga UNESCO.

Kjo letër është iniciuar nga Stephan Doempke, ish-kordinator programi i UNESCO/UNDP mbi tashëgiminë kulturore në Shqipëri, i cili ka jetuar katër vite në Gjirokastër, ndërsa tani është kryetar i World Heritage Watch, një rrjet global i 180 organizatave jo qeveritare, i cili monitoron Vendet e Trashëgimisë Botërore dhe raporton në UNESCO.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment