Akuza e fortë e Bushatit: Në listat e PS ka drejtorë që kanë ekzekutuar paratë e shqiptarëve

0
139

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i lënë jashtë listave të PS për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka komentuar kandidatët socialistë.

I ftuar në syri tv, Bushati tha se në listat e PS janë vendosur disa drejtorë që kanë ekzekutuar paratë e shqiptarëve.

Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm duket një ekzekutor i gjakderdhjes financiare.

E kam fjalën për ata drejtorë janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë, për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj’, u shpreh Ditmir Bushati në SYRI TV.

‘Po unë e kam ambicien, sepse e kam edhe për më lart, unë i ri jam, jetën përpara e kam. Për këtë nuk kam komplekse.

E di çfarë do kisha kompleks unë? Nëse dikush do më akuzonte se kam bëtë pakt me djallin, që ju jap akses njerëzve të dyshimtë, që do të isha peng i këtyre njerëzve etj. Nuk është çështje e Ditmirit, ai është një individ. Për Ditmirin merakoset familja, shokët e shoqet e tij”, tha ish ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here