Kreu i PPE-ve diskuton me Bashën: Zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë online me kryetarin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber. Gjatë bisedës, kryedemokrati evidentoi disa nga problematikat e vendit, si situata ekonomike, papunësia dhe emigrimi.

Basha ka theksuar  këto shqetësime mund të marrin fund me integrimin e  vendit në BE. Ai tha se “Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE.

Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpra në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”.

Basha i tha Weber se PD po përpiqen ta kthejë vemendjen tek çështjet jetike.

“Këto janë edhe fushat ku është fokusuar programi qeverisës i PD me plane dhe zgjidhje konkrete që do të mundësojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, hapjen e vendeve të reja të punës, thithjen e investimeve të huaja dhe arsim cilësor dhe trajnim profesional të të rinjëve”, shtoi kryedemokrati.

Ndërkohë Weber theksoi se “është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e pëcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë”.

Ai u ndal edhe te zgjedhjet e 25 prillit, ku u interesua për standartet dhe infrastrukturën zgjedhore. Weber theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Sipas tij, standartet e zgjedhjeve të 25 prillit janë një kusht që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit europian.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment