“Ishte një gabim”, Pas kritikave, Merkel shfuqizon vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

0
171

Kancelarja Angela Merkel u tha guvernatorëve të shtetit gjerman të Mërkurën se ajo planifikon të ndalojë vendimin për të imponuar një mbyllje totale  gjatë Pashkëve si masë kundër COVID-19.

Merkel këtë të mërkurë ka thirrur një videokonferencë me ngut me 16 guvernatorët e shteteve, të cilët në Gjermaninë shumë të decentralizuar janë përgjegjës për vendosjen dhe heqjen e kufizimeve, pasi vendimi i tyre në orët e para të së martës shkaktoi konfuzion dhe kritika.

Plani ishte që të bënte të enjten javën e ardhshme – një ditë para të Premtes së Madhe – një “ditë qetësie”, me të gjitha dyqanet e mbyllura, dhe për të lejuar vetëm që supermarketet të hapen të shtunën e Pashkëve. Meqenëse e premtja dhe e nëna janë tashmë pushime, kjo do të kishte krijuar një mbyllje pesë-ditore të jetës publike – mbi kufizimet ekzistuese të bllokimit, të cilat u zgjatën deri më 18 prill.

Agjencia e lajmeve dpa njoftoi, duke cituar disa pjesëmarrës të paidentifikuar, se Merkel u tha guvernatorëve në fillim të takimit të së mërkurës se ajo kishte vendosur të ndalonte planin.

“Ishte një gabim dhe gabimet duhet të korrigjohen me kohë. Unë marr përgjegjësinë për gabimin tim, dhe dua t’i kërkoj falje vendit,” mësojet se ka thënë kancelarja

Merkel pritej të bëjë një deklaratë publike më vonë dhe më pas të përballej me një seancë pyetje-përgjigje të planifikuar më parë me ligjvënësit në parlament.

Plani kishte ngritur shumë pyetje në lidhje me detajet logjistike, të cilat mbetën të pazgjidhura, dhe gjithashtu u kritikua sepse nuk kishte pasur asnjë diskutim publik për të para se të dilte pas një diskutimi të gjatë në orët e para të së martës në mëngjes.

Numrat e infeksioneve në Gjermani janë rritur përsëri pasi varianti më ngjitës i virusit që u zbulua për herë të parë në Britani është bërë mbizotërues në vend.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 75,000 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë një vit më parë. Qendra e kontrollit të sëmundjes së vendit raportoi gjithashtu 15,815 raste të reja infeksioni – një javë më parë kishte 13,435 raste të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here