“Një tren u ndal në stacionin tim”, Bushati ironizon Ramën me foto nga ditëlindja e tij

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka festuar ditëlindjen, ku ka ndarë për ndjekësit e tij edhe një foto të tortës. Ajo që ra në sy ishte torta në formë treni.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim”, shkruan Bushati krahas fotos, duke ironzuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit e la jashtë listëve për deputetë ish-ministrin e Jashtëm, me argumentin se Bushati kishte zbritur nga treni.

“Ditmir Bushati, që ditën e parë u ndryshuar si drejtues i Shkodrës, ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur me në asnjë aktivitet, në punët e PS”, deklaroi Rama, kur u pyet se përse e la jashtë listave Bushatin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment