Gjirokaster/ Bejko takim me banoret e lagjeve te siperme te qytetit: Kjo eshte Gjirokastra e vertete jo ajo qe propagandon rilindja

0
224

Kandidati per deputet i PD ne Gjirokaster z.Roland Bejko ka zhvilluar disa takime me qytetaret ne lagjet e siperme te qytetit te gurte. Nga ku ka pare nga afer problematikat me te cilat perballen cdo dite keta qytetare , nje realitet ndryshe nga ai qe rilindja propagandon per qytetin e Gjirokastres.
Ne nje bashkebisedim , banoret i kane rrefyer z.Bejko se jetesa ne Gjirokaster po behet gjithnje e me shume e veshtire. Te gjendur mes mjerimit ata jane lene totalisht ne harrese . Situata e Covid 19 ua veshtirsoi edhe me shume jetesen banoreve ku sic vete ata pohojne nuk kane arritur te perfitojne asnje ndihme ekonomike nga ana e pushtetit vendor . Papunesia eshte nje problem kyç i cili nuk po gjen zgjidhje. Te shumte jane te rinjte edhe ne kete zone te qytetit te cilet nuk kane asnje mundesi ne vendin e tyre per te patur nje pune dhe siguruar te ardhura.
Veç ketyre probleme shqetesim per banoret eshte dhe mungesa e sherbimeve publike si ndricimi , pastrim gjelberimi apo infrastruktura rrugore. Punimet per ujesjellesin kane sjelle deme te shumta ne shume zona te qytetit perfshire edhe banoret e ketyre lagjeve qe u duhet te mirmbajne vete tashme rruget , ti pastrojne apo te nderhyjne ne rregullimin e tyre duke mbushur kanalet qe firma kontraktuese per punimet e ujesjellesit “harroi” ti rregullonte. Duke u krijuar banoreve veshtiresi te shumta ne levizjen lirshem si dhe ne rast emergjence shendetesore ku automjetet e kane te pamundur levizjen ne keto rruge.
Pasi ka degjuar te gjitha shqetesimet e banoreve z.Bejko u ka ofruar atyre mbeshtetjen e tij absolute .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here