Covid-19 i merr jetën fizikantit të njohur shqiptar

Fizikanti i njohur Artan Boriçi ka ndërruar jetë nga Covid-19. Ai humbi jetën në moshën 56-vjeçare. Fizikanti dhe profesori Artan Boriçi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lajmin për humbjen e tij, e beri me dije ASH përmes një në “Facebook”. Homazhet në nderim të Boriçit do të mbahen në ambientet e Akademisë së Shkencave sot në orën 13.00-14.00.

Boriçi ka një kontribut të veçantë në fushën e fizikës për të cilën ka botuar edhe revistat, si Physical Review D dhe Journal of Computational Physics. Prej 20 vitesh, ai ka punuar si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si dhe drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në këtë departament.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment