Sekretari i EPP-së mbështet Bashën: Po vjen ndryshimi i nevojshëm për Shqipërinë, PS me kandidatë të “listës së zezë” amerikane

0
192

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore të Evropës, Patrick Voller ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe liderin e saj Lulzim Basha për zgjedhjet parlamentare.

Voller ka rishpërndarë në rrjetet sociale videon përmbledhëse  nga mitingu i djeshëm të postuar nga Basha dhe krahas saj shkruan se ndryshimi i nevojshëm për Shqipërinë Europiane është duke ardhur. Sipas tij, Partia Socialiste po garon në këto zgjedhje me kandidatë që janë në listën e zezë të SHBA-së.

“Ndryshimi është i nevojshëm për Shqipërinë Evropiane! Urimet e mia më të mira për PD. Ndryshimi i nevojshëm është duke ardhur ndërkohë që socialistët po garojnë me njerëz të futur në listën e zezë nga SHBA”, shkruan ai.

Shkruaj nje koment