Varianti i ri i Covid i zbuluar në Brazil/ Shkencëtarët: Rrezik për botën!

0
236

Brazili shihet si një nga vendet që kap numrin më të frikshëm të infektimeve dhe të vdekjeve nga pandemia e cila ka gjunjëzuar të gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Brazil, Covidi ka regjistruar një rekord të zi shifrash, teksa së fundmi janë raportuar 79,000 raste të reja.

E teksa Covid ka shkaktuar shumë zhurmë në vend, shkencëtaret kanë paralajmëruar për një variant të ri të virusit, shumë më ngjitës, të quajtur P.1, i cili u shfaq për herë të parë në pyjet e Amazonës. Sipas studimeve të kryera ky lloj virusi është shumë më i rëndë dhe i rrezikshëm për botën. Deri më tani mësohet se ky lloj virusi ka goditur shumë banorë të vendit, teksa spitalet janë në kolaps. Që me fillimin e pandemisë e deri më tani në San Paulo janë regjistruar më shumë se 290 mijë vdekje.

Sipas epidemiologut, Pedro Hallal, kjo është një situatë alarmante, ndërsa thekson se duet të ndërmerren masa të menjëhershme.

Pedro Hallal:

Situata në Brazil sot është një kërcënim për të gjithë botën. Nëse qeveritë e vendeve të tjera dhe OBSH-ja nuk e kthejnë vëmendjen e tyre në Brazil, ne mund të shkaktojmë një katastrofë për të gjithë botën.

Brazili përbëhet nga 27 njësi administrative federale. Në 26 prej tyre spitalet dhe qendrat shëndetësore janë pothuajse në kolaps. Ndërkohë Presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se vendi ka bërë gjithçka që mundet përballë pandemisë, teksa ka theksuar se masat kundër Covid kanë krijuar dëme në ekonomi dhe nuk ka sjellë dobi në zhdukjen e pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here