“Po përhapin infektime masive”, PD i përgjigjet Ramës: Rrumpallë është fushata jote, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur

Rama ka akuzuar opozitën se po përhap infektimin me grumbullimet që po bën në kuadër të fushatës elektorale dhe madje në fjalën e tij sot në daljet që bëri, Rama tha se shpreson që Partia Demokratike të mos e përfundojë mitingun në “Shefqet Ndroqi” (një nga spitalet Covid në Tiranë).

Më pas, Rama tha se dikush i kishte shkruar në Whastapp se ai po bën vaksinim masiv ndërsa Basha infektim masiv.

  • Lidhur me këto akuza të Ramës, ka reaguar Partia Demokratike e cila përmes një postimi në Facebook, shkruan:

#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment