“100 dështimet e Ramës”, Basha: Kriza shtyu familjet drejt huamarrjes informale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në një tjetër dështim të kryeministrit Rama gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij – tek niveli i huamarrjes informale në Shqipëri.

Sipas Bashës, vendi ynë ka nivelin më të lartë në rajon për marrjen e borxheve nga ana e familjeve dhe sipërmarrjeve të vogla tek të afërmit e tyre.

“27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahasim me vendet e Rajonit? Përgjigja: Më i lartë. Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale”, shkruan Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment