Zgjedhjet dhe pandemia, Fuga: Qeveria po bën fushatë vaksinimi dhe elektorale të gërshetuar, kjo është gara

0
228

Akademiku Artan Fuga thotë se fushata elektorale këtë herë ka karakteristikë vaksinimin e popullsisë. Ai shton se qeveria po bën fushatë elektorale dhe vaksinimi, të gërshetuar. Përmes një postimi në Facebook, akademiku thekson se këto dy fushata po bëhen në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ato janë objektivisht natyrshëm dy fushata paralele, por po lidhen bashkë para votimeve sikurse antropologjia politike e Fukosë, shumë më parë e Goffmanit, shumë më parë e Levy-Strauss ka vërtetuar se fenomeni biologjik dhe fenomeni politik janë të mbivendosur dhe të lidhur ngushtë me njeri tjetrin. Fati e ka sjellë që ne të jemi në një fushatë VAKSORALE!”-shkruan ndër të tjera Fuga.

Ky i fundit argumenton se ka përparësi ai që fiton betejën “vaksorale”, duke theksuar se shqiptarët gjithçka e përqëndrojnë te aktualja dhe kjo është pandemia, shton Fuga.

“Kush fiton betejën vaksorale realisht dhe në propagandë: Kjo është gara. Kthimi i kokës pas është humbje kohe, shqiptarët me tipare amnezike kolektive të theksuara kanë specifikën që gjithçka e përqendrojnë te e sotmja. Eshtë forca dhe dobësia e tyre. Dhe sot është pandemia“, përmbyll reagimin Fuga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here