Ndarja nga jeta e Finos, Berisha: Një nga personalitetet më të spikatura të PS-së, ishte zë i moderuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Berisha shprehet se Fino ishte një nga personalitetet më të spikatura të PS-së dhe se ishte zë i moderuar brenda grupit drejtues ekstremist të Partisë Socialiste.

Postimi i ish-kryeminisitrit Sali Berisha:

Mesazh ngushëllimi për Bashkim Finon!

Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej presonaliteteve më të spikatura të Partisë Socialiste dhe qeverisjes së vendit.

Gjatë këtyre 30 viteve në politikë, Bashkimi ka mbajtur detyra të rëndësishme nga kryetar bashkie i qytetit të tij të lindjes Gjirokastrës deri në kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar në vitin 1997, e cila kishte si detyrë më kryesore përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme, detyrë të cilën në vleresimin tim ai e përmbushi në frymë bashkëpunimi dhe me përgjegjësi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra të rëndësishme duke qëndruar një zë i moderuar në grupin drejtues ekstremist të PS.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Fino për humbjen e pakompensueshme, unë i lutem Zotit që shpirti i Bashkimit të saj të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. sb

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment