Aplikohet vaksina kineze ne Gjirokaster

0
133

Procesi vaksinimit po vijon në qarkun e Gjirokastrës ku gjatë 24 orëve mbi 1000 qytetarë të moshës mbi 70 vjeç, kane marrë këtë shërbim. Shefi i epidemiologjisë në Gjirokastër Arenc Brahimi ka pohuar se procesi po vazhdon , ndërsa përsa i përket vaksinimit të popullatës në zonat rurale, procesi po zhvillohet në disa qendra, ku banorët në bazë të një liste të bërë paraprakisht nga infermieret e zonës duhet të paraqiten në qendrën shëndetësore më të afërt të paracaktuar. Qarku i Gjirokastrës vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të prekurve me Covid 19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here