Çuçi i dorëzoi drejtimin e ministrisë së Brendshme, kush është Besfort Lamallari

Besfort Lamallari do të drejtojë ministrinë e Brendshme deri në datën 30 prill, pas delegimit të kompetencave nga ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai është diplomuar për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Besfort Lamallari në prill 2017-ës, mori detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme, për çështje të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogave, radikalizmit dhe terrorizmit.

Ndërkohë, në tetor të po atij viti u emërua zëvendësministër. Pavarësisht ndryshimeve të drejtuesëve të kësaj ministrie, Lamallari e mbajti këtë post.

Më herët, Lamallari ka punuar si konsulent i jashtëm për organizma ndërkombëtare, përfshi Këshillin e Europës dhe OSBE-në.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment