Basha me fermerët në Roskovec: Mbështetje me subvencione, do heqim taksën e karburantit

Në vizitën e tij në qytetin e Fierit, kreu u opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Roskovec ku ka biseduar me fermerë të zonës. Në bisedën që patën me Bashën, fermerët ngritën disa shqetësime si mungesën e subvencioneve, mungesën e tregut dhe infrastruktura shumë e keqe. 

Basha tha se bujqësia është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe që është lënë në harresë në 8 vitet e fundit. Duke theksuar 25 prillin si dita e dhënies fund të shkatërrimit bujqësisë shqiptare, ai tha se programi i Partisë Demokratike i vjen në ndihmë çdo fermeri.

Sipas tij, 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit, 50 milion euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin dhe heqja e taksës Rama mbi karburantin, janë disa nga hapat që do të ndërmerren.

Lulzim Basha: Unë dua të them vetëm dy fakte: Shqipëria buxheton çdo vit një shifër 7, 8, 9 apo 10 milion euro për gjoja subvencione. Kurrë nuk kanë mbërritur tek ju këto 8 vite. Por kanë mbërritur tek një grusht oligarkësh, importuesish apo klientësh të qeverisë.

Çfarë do të thotë mbështetje direkte? Në bazë të hektarëve që kultivon, në bazë të krerëve që mbarështon, në bazë të tyre jepet dhe subvencioni. Në bazë të kulturave që prodhon. Dhe kjo është arsyeja pse prodhimet e tyre dhe prodhimet e fermerëve europian hyjnë në tregun tonë dhe hyjnë shpeshherë me çmime më të ulëta se prodhimet tona.

Si rezultat, prodhimet tona që janë të një cilësie të jashtëzakonshme, këto prodhime jo vetëm që nuk shiten por kalben! Më 25 prill është dita për t’i dhёnё përgjigje përfundimtare kësaj pyetje. 25 prilli ёshtё dita kur do tё keni mundësi nё o tё vazhdojmë kёtё rrugё qё po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron fermerin shqiptar ose tё bëhemi dhe ne si gjithё tё tjerët qё do tё thotë se pas 25 prillit me mua kryeministër do tё kemi njё program tё veçantë mbështetje financiare pёr fermerin shqiptar.

Dy shtyllat kryesore financiare tё programit janë subvencionet, me njё vlerë totale tё barabartë me atё qё subvencionojnë sot fqinjët tanё. 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit. Nuk do tё ketë nevojë fermeri shqiptar pёr njё Nipt tjetër përveç kartës personale tё identifikimit.

Dhe 50 milion euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin, pёr magazinimin pёr frigoriferët, nё mënyra qё absolutisht qё asnjё produkt, asnjё pik djerse e fermerit shqiptar tё mos shkoj kot. Qëllimi ynë ёshtё qё mes këtij programi nё radhë tё parё tё garantojmë qё prodhimet tuaj tё shkojnë nё tregun shqiptar me çmime konkurruese me çdo prodhim tjetër qё vjen nga jashtë.

 Qё mos mbetet prodhimi shqiptar i pa shitur pёr shkak tё konkurrencës qё vjen nga prodhimet e subvencionuara tё fermerëve nga jashtë dhe pёrmes kësaj do tё arrijmë qё pёrmes tokave do tё nxirrni bukën e gojës jo thjesht paguani kredinë apo borxhi qё duhet tё merrni por tё zëroni koston e prodhimit dhe djersa juaj të kthehet në fitim domethënës.

Arsyet dihen, sepse bujqësia dhe blegtoria janë të mbartura me të paparashikuara që nga  moti, tek sëmundjet e shumë e shumë të paparashikuara të tjera që nuk janë tipike për aktivitete të tjera prodhuese, por janë pothuajse të sigurta të garantuara kur merresh me bujqësi.

Dhe pikërisht për të zbutur efektet e asaj që s’kemi dot në dorë se motin nuk e kontrollon dot njeriu, e kontrollon zoti. Dhe po kështu disa prej sëmundjeve janë pothuajse të pakontrollueshme. Pikërisht për të zbutur këtë paparashikueshmëri, qeveritë japin subvencione.

Dhe çfarë bëhet me këto subvencione? Me këto zerohet ose minimizohet kosto e fidanëve, e farave, e pesticideve, e plehrave kimikë. Por po kështu do të përfitoni nga një  masë e cila do të prekë të gjithë shqiptarët, karburanti shqiptarë sot është më i shtrenjti në botë, bashkë me Suedinë dhe Singaporin. Dhe një nga arsyet kryesore është taksa Rama prej 240 lekë për litër.

Dhe një nga hapat e parë do të jetë heqja e kësaj takse. E pra me karburantin në nivele të Maqedonisë dhe të Kosovës, me subvencione të cilat do të arrijnë të ulin koston e prodhimit. Fermeri shqiptarë do të nxjerri domaten në treg me çmimet pranueshëm për konsumatorin shqiptarë, me cilësi që karakterizon prodhimet tona.

Por po kështu me një çmim konkurrues me çdo prodhim tjetër të rajonit. Jo vetëm kaq por ne do të jemi në gjendje t’ju mbështesim që të eksportoni prodhimet tona, diçka që ka lidhura vite më parë dhe shumë fermerë ja kanë ndjerë të mirat, por që pastaj ka rënë, e ka rënë, e ka rënë për shumë arsye, që nga trau i rrugës së kombit që e bënë më të shtrenjtë transportin për në Kosovë. Unë po ju them bëhuni gati, bëhuni gati për një Shqipëri që punon dhe prodhon dhe për një fermer që jeton me dinjitet dhe që nuk zhytet në borxhe, por krijon mirëqenie për veten e vet dhe për familjen e vet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment