“Grumbullimet e Bashës po kërcënojnë shëndetin e qytetarëve”, PD-Ramës: I kapur mat në panikun e humbjes

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha se grumbullimet e kryedemokratit Lulzim Basha po kërcënojnë shëndetin e qytetarëve.

Reagimet e kryeministrit, sipas PD, vijnë prej panikut të humbjes së zgjedhjeve.

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale”, thuhet në deklaratën për media të PD.

Kjo e fundit thekson se “kërcënimet dhe keqinformimet” e Ramës nuk mund ta ndalin fitoren e Partisë Demokratike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment