Mitingjet e Bashës, Bushati: Mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se nga një virus

Analisti Andi Bushati deklaron se mbijetesa nën regjimin e qeverisë Rama është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus, ndërsa komenton debatet për grumbullimet e kreut të PD Basha në takimet e tij elektorale.

I ftuar në ‘Open’ Bushati thotë se njerëzit sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës.

Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare ai jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk i vuri njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Aq i intereson grumbullimi i atyre. Pavarësisht hipokrizisë, ka  një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut.

Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dali në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon. Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës.

Ata nuk shkojnë për mustaqet e as mullaqet, por e shikojnë si një pikë për të mos pasur një agoni të gjatë. Ka shqiptar që lë jetën për Bashën? Jo, e kanë me Ramën”, tha Bushati.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment