Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e këtij të fundit se është një kukull e Berishës, Metës e Kryemadhit.
Basha tha se akuzat janë e vetmja gjë që bën Rama është akuza, pasi sipas tij nuk ka asgjë për t’u thënë qytetarëve.
Më tej Basha tha se Rama është kthyer në satelitin e tij dhe shtoi se kreu i qeverisë nuk ka mbajtur asnjë premtim.
“Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu e Luli aty. Është hera e parë në 30 vite që një Kryeministër është bërë sateliti im. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Çfarë do t’u thotë shqiptarëve kur u ka thënë për 300 mijë vende punë, çfarë do u thotë atyre që po i ikin fëmijët nga Shqipëria. Ai e ka të pamundur të dalë në betejë e jo në debat për mua”, tha Basha.