Dy persona humbën jetën”, Komiteti i Ekspertëve: Fatalitetet nuk kanë lidhje me vaksinën

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore bëri me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj Covid-19.

Sipas këtij Komiteti, dy rastet e pacientëve që humbën jetën, pasi kishin marrë vaksinën, nuk ka lidhje me aplikimin e kësaj të fundit.

Në deklaratën për mediat theksohet se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, që të vërtetojë lidhjen midis procesit të vaksinimit dhe ngjarjeve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment