“Investoj 30 vite dhe të më prishin shtëpinë”, Basha për legalizimet: Nuk do vuani më, Rama i flaku qytetarët në mes të rrugës

0
324

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku foli për procesin e legalizimeve dhe për zvarritjen që, sipas tij, ka ndodhur prej qeverisë aktuale. Ata i kanë kërkuar kryedemokratit të dijnë se, çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.

“Ne jemi familjarë hallexhi që kemi vetëm nevojë të dimë se çfarë do të bëhet me shtëpitë tona. Vetëm thjesht dua të na tregosh, të gjithëve këtyre familjarëve, nuk ka rëndësi jemi PD, PS, LSI ca jemi, ne jemi popull në radhë të parë. Vetëm thjesht na trego se çfarë do të bëhet me këtë popull. Të paktën atë kolibe që kemi bërë, unë them të gjithë këta njerëz ta marrim me vete ta çojmë, a në 5 kate, a 8 kate, a 10 kate, s’ka rëndësi. Por çfarë kam investuar deri sot ta marr dhe ta gëzoj se është shumë krim i madh domethënë me investuar 20 vjet, 30 vjet, 10 vjet dhe me ardh’ me prish shtëpinë. Unë dua thjesht të gjej strehimin që e dëgjuam pas datës 25”, tha njëri prej banorëve.

Ndërkohë, kryedemokrati iu premtoi atyre se do i japë zgjidhje këtij shqetësimi. Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka zvarritur procesin e legalizimit, ai solli në vëmëndje gazin lotësjellës që është përdorur për të nxjerrë nga banesat e tyre qytetarët.

“Unë ju garantoj që asnjë familje e vetme në këtë zonë nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës. Ju kujtoj edhe njëherë shembullin e atyre familjeve në Bulevard ku ka dy shembuj. Shembulli i parë kur i morën paratë edhe pse s’kishte përfunduar procesi i legalizimit dhe arritën të sigurojnë një strehë tjetër për familjet e tyre që është mënyra e duhur se si politika e drejtë zgjidh një problem apo një ngërç dhe shembullin e dytë kur i flaku në mes të rrugës dhe i futi gazin lotsjellës fëmijëve pesë vjeç duke fjetur në orën gjashtë të mëngjesit dhe i la ata njerëz në mes të katër rrugëve”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here