Shehaj: Zgjedhjet e 25 prillit si të ’92, do të rrëzojnë rregjimin e ngritur nga sekti i ‘Rilindjes’

E ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, kandidatja për deputete e PD në qarkun e Gjirokastrës znj. Entela Shehaj ka folur për situatën politike por edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Shehaj këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë duke rrëzuar sektin e Rilindjes.
Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pse u bëtë pjesë e politikës? Kur jeni bërë pjesë e partisë demokratike?


Shehaj: Në fakt lidhja ime me partinë demokratike është shumë e hershme. Unë kam më shumë se 15 vite që jam pjesë e PD. Nëse ju dëgjoni programin e kësaj partie, janë një grup i madh profesionistësh pas hartimit të saj, të cilët edhe njihen në polikë edhe jo. Unë kam qenëpjesë e atyre që nuk njiheshin. Gjithmonë kam qenë pranë PD sepse e kam vlerësuar si parti.
Arsyeja kryesore që unë dola në skenë është fakti se këto zgjedhje unë i shikoj aq të rëndësishme sa ato të vitit 1992, pasi këto zgjedhje do të rrëzojnë një rregjim të ngritur nga sekti i ‘Rilindjes’. Nuk dua që ta quaj partia socialiste pasi socialistët janë njerëz të ndershëm.
Në këto 8 vite, frika ime më e madhe ka qenë kthimi në mënyrë graduale në një sistem të përafërt me atë që lamë pas në vitet ’90. Kjo ishte arsyeja kryesore që unë iu bashkova politikisht tashmë PD në listat e kandidatëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment