“Gjumi është ngjitës”/ Këlliçi i përgjigjet me të njëjtën monedhë Ramës: Nevojtarin nuk e lëmë jashtë si ti

Kandidati për deputet i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i është përgjigjur ironisë së Ramës, i cili postoi një foto ku shfaqej një qen duke fjetur para zyrës elektorale të PD-së dhe shkruante “Gjumi është ngjitës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka krahasur atë foto me një tjetër ku shfaqet një person i ulur para zyrës elektorale të PS-së.

  • Ai shprehet se është e lehtë të gjykosh karakterin dhe zemrën e një njeriu nga mënyra si ai trajton kafshët, duke theksuar se ata nuk i tërheqin zvarrë dhe as i vrasin me acid si Erion Veliaj. Ai shton se nevojtarët që iu troket në derë e fusin brenda dhe nuk e lënë jashtë si kreu i qeverisë.

“Kryeministri kishte fotografuar një qen që dremiste para një zyre elektorale të PD.
Mund të gjykosh karakterin dhe zemrën e një njeriu, nga mënyra si ai trajton kafshët.
Ne nuk i tërheqim zvarrë, as i vrasim me acid, si lali yt.
Por mbi të gjitha!!! Nevojtari që na troket në derë, hyn brenda. Nuk e lëmë jashtë si ti.” shkruan Këlliçi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment