Kërcënohet qytetari që filmoi incidentin në takimin e Klosit: Kam frikë, më marrin me numër të fshehtë

0
228

Një qytetar pretendon se është kërcënuar me jetë, pasi filmoi një banor të irrituar që i “kërkonte llogari”, kandidatit të PS, Blendi Klosi. Ky i fundit ishte duke zhvilluar një takim elektoral me banorët e kësaj zonë, teksa një prej tyre shprehu hapur pakënaqësitë dhe mungesës së punës.

Qytetari që filmoi këtë pjesë, Xhimi Gjishti në një prononcim për mediat u shpreh se ka marrë telefonata kërcënuese. Ai ndihet i frikësuar për familjen, por edhe se mos i dëmtojnë serat bujqësore.

“Unë filmova për qejfin tim, për punën që nuk jemi të kënaqur me pushtetin. Unë filmova dhe e hodha videon dhe tani më kërcënojnë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë dy herë me numër të fshehtë dhe më kanë sharrë dhe ofenduar. Unë kam frikë se kam disa sera dhe mos më bëjnë ndonjë gjë te serat”, tha qytetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here