“100 mln euro subvecione”, Basha firmos marrëveshjen me përfaqësuesit e shoqatës së bimëve medicinale

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Malsi të Madhe, ku ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale. Basha së bashku me ta firmosi edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të japë Partia Demokratike, nëse vjen në pushtet pas 25 prillit.

Basha akuzoi qeverinë se e ka shkatërruar këtë sektor. Duke e cilësuar si një sektor strategjik, ai tha se PD ka parashikuatr një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët.

Një tjetër angazhim i tij, është dhe heqja e taksës 240 lekë për karburantin dhe zgjidhja e problemit me pronat.

“Zgjidhja jonë është e qartë, është e zbatueshme dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë të qeverisë tonë që do të dalë me votë pas 25 prillit. Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë.

E të gëzojë për mua nuk do të thotë të mbajë veten dhe fëmijët me bukë por të kthehet në pjesë të shtresës së mesme shqiptare. Pa diskutim edhe kostoja e naftës ku do të përfshihet edhe heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër e ka bërë naftën shqiptare atë që thamë të tretën më të shtrenjtë në botë pas Suedisë dhe Singaporit“, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment