Basha tregon planin e 100 ditëve të para në qeveri: Ka tri prioritete

0
196

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur planin e planin e 100 ditëve të para në qeveri nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bashës, i ftuar në Syri tv, prioritet janë normalizimi i shtetit, trajtimi problemit më kryesor të çdo shtëpie shqiptare që nga më të varfëri deri dhe pandemia e rindërtimi.

“Ne kemi një plane pune të detajuar i cili ka marrë më shumë se dy vite kohë për tu hartuar madje pjesë të caktuar do të thoja në veçanti ato që kanë të bëjnë me pjesën ekonomike dhe fiskale janë përditësuar sepse hartimi është edhe më i kahershëm dhe pjesë e këtij plani pune është edhe nisja e zbatimit pa vonesë të disa prej objektiva më emergjente.

Tre spikasin si prioritetet më absolute në 100 ditët e para. Së pari normalizimi i shtetit, pra ri instutionalizmi i shteti i cili sot praktikisht de fakto nuk e ekziston, shteti shqiptar, republika e Shqipërisë është katandisur në një shtet letre dhe autoriteti i vetëm është facebook-u i kryeministrit në ikje. Pra, kthimi i pushtetit tek  qytetarët përmes institucioneve që i përfaqësojnë ata, tek të cilat ata gjejnë aksesin dhe ku kërkojnë llogari për problemet e tyre, kthimi demokracisë është prioriteti numër një. S

Së dyti përmes institucioneve  të rikthyera të qytetarëve , trajtimi problemit më kryesor të çdo shtëpie shqiptare që nga më të varfëri deri tek ata me mundësi më të mira në shoqëri që është ekonomia në tërësi dhe problemet e kostos së jetesës, së papunësisë dhe  të zhvillimit ekonomik. Dhe së treti dy sfida të cilat janë mbivendosur tetë viteve të keqqeverisjes dhe krizës ekonomike që kanë të bëjnë me pandeminë dhe me rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Do t’i japim fund shfaqjes teatrale që është bërë në kurrizin e mijëra familjeve dhe që ka thelluar edhe më shumë vuajtjet dhe mjerimin e tyre fizik dhe depresionin psikologjik në të cilin gjenden. Mos harro, është dimri i dytë që kaluan në çadra një pjesë e mirë e familjeve dhe pasiguria që ka shkaktuar tek familjet që kanë humbur strehën, kanë humbur apartamentin, kanë humbur shtëpinë e banimit, i mbivendoset pasigurisë së përgjithshme që shumica dërrmuese e shqiptarëve ndjejnë sot për shkak të krizës ekonomike.

E them këtë për një arsye të thjeshtë, ku një qytetar, një kryefamiljar apo një familjar është në këtë gjendje padurimi për ndryshim, për një fillim të ri, për shkaqe kryesisht ekonomike, e imagjinoni si është gjendja e kësaj pjese të popullsisë, të cilës i shtohet edhe mungesa e banesës”, thotë Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here