Gjoba 110 mln euro, PD: Fakte të reja tregojnë se Becchetti është kërcënuar nga njeriu më i afërt i Ramës

0
234

Partia Demokratike ka reaguar për gjobën 110 milionë euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchetti. Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Jorida Tabaku tha se sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçin ka kërcënuar dhe shantazhuar Francesco Becchettin. Sipas saj, Avokatura e Shtetit nuk ka përgënjeshtruar asnjë deklaratë të Becchettit gjatë gjykimit të çështjes.

“Dosja në arbitrazh zbulon se Engjëll Agaçi, njeriu më i afërt i kryeministrit, shantazhon dhe kërcënon Becchettin, pronarin e një televizioni për të ndryshuar qendrimin editorial të Agon Channel. ëNga të dhënat e publikuara, zbulohet, gjithashtu, se Avokatura e Shtetit, nën kontrollin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, as nuk ka tentuar ta përgënjeshtrojë këto dëshmi kyç të Bechettit për të fituar çështjen 110 milionë euro në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit”, tha Tabaku.

Duke e konsideruar sjellje mafioze e të kryeministrit Edi Rama, Tabaku thotë edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar. Ajo shton se në këtë “aferë” janë konsumuar disa vepra penale, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet.

“SPAK t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk kalon pa u ndëshkuar. Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro”, tha ish-deputetja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here