Shtyhet afati, kalimi për në Greqi nga Kapshtica i mbyllur deri më 19 prill

0
142

Është shtyrë sërish afati për hapjen e pikë kufitare të Kapshticës. Lajmin e bëri me dije Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë.

Autoritetet e policisë greke kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit deri në datën 19 prill. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here