Ashpërsohen masat anti-Covid në Kosovë/ Mbyllen baret dhe restorantet, kufizimet e reja

0
201

Janë bërë publike masat e reja anti-Covid që do të hyjnë në fuqi nga nesër në Kosovë dhe do të zgjasin deri më 18 prill. Ky vendim u mor për shkak të rritjes së shifrave me koronavirus gjatë javëve të fundit.

Gjatë kësaj kohe mësimi do të zhvillohet online si në institucionet publike dhe private univeristare, ndërsa në ato parauniveristare nga data 12-18. Sipas këtij vendimi, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht.

Baret, restorantet dhe qendrat tregtare do të mbyllen 12 ditët e ardhshme, ndërsa levizja e qytetarëve nuk do të lejohet nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Ndërkohë institucionet publike dhe private do të punojnë me staf të reduktuar. Ceremonitë mortore janë të ndaluara, pasi nuk do të lejohen grumbullime me më shumë se 10 persona.

Transporti publik do të punojë me 50 % të kapacitetit. Ndërsa qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të kenë një test negativ brenda 72 orësh, në të kundërtën ata duhet të vetizolohen për 7 ditë. Këto janë masat kryesore që mori qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here