“Të mbrojnë pozicionin e tyre me votë”, Basha reagon pas deklaratës së Ramës për mësuesit e infermierët: Vepër penale

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se mësuesit e infermierët gjatë qeverisjes së PS kanë hyrë me meritë, por pozicionin e tyre duhet t’a mbrojnë me votë që s’duhet të shkojë në drejtim të paditur.

Basha, i ftuar në TVSH, tha se kjo është një vepër penale dhe në shtet normal, Prokuroria duhet ta kishin marrë të pandehur.

Lulzim Basha: Ndërkohë që ju po lexoni pyetjet gjatë apo po merreshit me ato që keni përpara, unë po shikoja celularin. Më tv kishin çuar një lajm, që përsëriste një dezhavu të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale. Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur,

Lutfi Dervishi: Kur bie fjala për kryeministrin çfarë ka ndodhur?

Lulzim Basha: Ja t’jua them tani. Siç duhet ta kishin marrë të pandehur kur i bëri thirrje policëve të hidhnin kapelet dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

Lutfi Dervishi: Për të cilën kërkoi ndjesë më pas.

Lulzim Basha: Po nuk është çështje ndjese kjo. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen.

Lutfi Dervishi: Njoftimi i fundit që keni?

Lulzim Basha: Tani ka bërë të njëjtën gjë  ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna. Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet babloku i Dibrës, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më.

Lutfi Dervishi: Pse?

Lulzim Basha: Sepse u bënë 8 vite, sepse tepsia që e morri të gjithën për vete, timoni që e morri të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment