Basha me fermerin në zetor: Do keni subvecione, akses në treg dhe ulje të çmimit të naftës

0
233

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte mëngjesin e sotëm në Divjakë, ku u takua me një fermer për tu njohur nga afër me shqetësimet që kanë personat që merren me bujqësi.

Fermeri e mori kryedemokratin në zetor, ndërsa i tregoi tokat dhe prodhimet e tij. Ai iu ankua Bashës se qeveria aktuale nuk iu ka dhënë mbështetje financiare dhe se mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve mbetet një ndër problematikat kryesore.

Ndërkohë kreu i demokratëve i tregoi planin e PD për bujqësinë. Ai i tha fermerit se do të kenë subvecione, mbështetje financiare për infrastrukturën, mundësi aksesi në treg si dhe do të ulë çmimin e naftës.

“Do keni mbështetje, subvencione, 50 mln në vit për infrastrukturën, do heqim taksën e naftës që vuri Rama. Që do i bëjmë subvensionet realitet është 100% e sigurt, sa kohë e bën Kosova me gjysmën e buxhetit tonë, do ta bëjmë dhe ne realitet.

Ndërtimi i infrastrukturë bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës, drejtpërdrejtë do të futesh në treg. Subvencionet që do marrësh do garantojnë që t’i të shesësh, do fitojnë konsumatorët se ti do ta shesësh me çmim të ulët”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here