“Të rinjtë shqiptarë pa arsim dhe punë”, Meta: Mbyllja e perspektivës është rrënja e shpopullimit

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, presidenti Ilir Meta thotë se vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit .

Sipas tij, mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit. Sipas INSTAT, thekson Meta, më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

“Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare.Ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie”, shkruan ndër të tjera Meta në Facebook.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment