Dalin datat kur do të zhvillohen tre provimet e lirimit për klasat e 9-ta

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka përcaktuar datat se kur do të zhvillohen provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar. 

Nxënësit e klasave të 9-ta do të zhvillojnë provimin e parë të detyruar në lëndën “Gjuhë shqipe” më 16 Qershor dhe pas tij, më 21 qershor do të japin provimin e dytë në lëndën e Matematikës. Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet 4 ditë më vonë, më 25 Qershor.

Nxënësit e pakicave kombëtare do zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare”, që do të jepet në datën 11 qershor. 

Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment