Shkeli masat anti-Covid, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg është gjobitur pasi shkeli masat kufizuese anti-covid të vendosur nga qeveria.

Solberg planifikoi një darkë familjare me 13 persona të tjerë për festimet e 60 vjetorit të saj, pavarësisht se tubimet publike në Norvegji ishin të kufizuara në 10 persona.

Policia arriti në përfundimin se darka e organizuar për Kryeministren kishte tejkaluar numrin e mysafirëve të lejuar dhe gjobiti Solberg me 20,000 korona (1,975 €).

Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e kësaj ngjarjeje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment