Gjykata jep masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl, dy lihen në burg, një në arrest shtëpie

0
195

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për tre kontrollorët e ndaluar të Albcontrol, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini , pasi të mërkurën pezulluan punën në aeroportin e Rinasit.

Gjykata ka pranuar kërkesat e Prokuroria e Tiranës e cila kërkoi ndaj Flora Ndrecës masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët “arrest me burg”.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, kërkesë që u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here