Tabloja tjeter e artizaneve ne pazarin e Gjirokastres

Izmini Makri eshte nje nga artizanet me te moshuara qe e gjen gjithmone ne kohe me shi por edhe me diell ne murin qe te çon prane kalase se Argjiros ne qytetin e Gjirokastres duke tregtuar punimet e saj. Ndonese e moshuar Izmini vazhdon te qendise . Sipas Makrit , artizanatin e ka trasheguar nga e ema e saj dhe deshiron tja trashegoje edhe mbeses . Mbulesat me dantelle apo me te qendisur , veshje e re tjera jane disa nga punimet qe Izmini i ben zakonisht. Pandemia e Covid 19 e goditi fort turizmin ne Gjirokaster njeherazi artizanet qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne Pazarin karakteristik. Makri thote se shpresat per ekonomine i mbajne tek sezoni i ri turistik qe mund te sjelle serish vizitore ne qytetin e gurte duke u rigjalleruar ne kete forme edhe tregtia.


Nje tjeter artizane ne pazar eshte dhe Manushaqe Zhuli e cila prej vitesh koleksionon objekte te vjetra historike qe me autencitetin e tyre i ben keto te fundit te shumepelqyera nga turistet. Por jo vetem ajo gjithashtu qendis apo end qilima te ndryshem ndonese me kalimin e kohes me rralle kjo per shkak dhe te kerkesave. Zanatin e ka trasheguar nga e ema , e cila eshte perpjekur tua trashegoje edhe femijeve te saj sikurse eshte Manushaqja.


Ajo thote se eshte e rendesishme ruajtja e tradites dhe trashegimi i saj nder breza. Njekohesisht duke mar shkas nga situata eshte e nevojshme qe qeveria shqiptare por edhe pushteti vendor te tregoje me shume vemendje ndaj ketyre te fundit duke i ndihmuar financiarisht. Ne Pazarin e Gjirokastres ka rreth 80 artizane .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment