Basha nga Librazhdi: Socialistët e ndershëm të na bashkohen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar Librazhdin në vijim të takimeve t tij elektorale dhe është pritur nga qindra simpatizantë në qendër të qytetit.

Në këtë takim, Basha theksoi se qeveria aktuale e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë, duke shtuar se më 25 prill do ketë votë masive për të rrëzuar maxhorancën, siç e quajti lideri i PD-së, ogurzezë.

“Mirë se ju gjej. Nga zemra faleminderit për këtë pritje. Të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra kudo ku kam shkuar këto javë, nga jugu në veri një gjë është e qartë, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. 25 prilli nuk është dita e politikanëve është dita e popullit, është dita kur ju do të vendosin me votën tuaj, për familjet tuaja për të zgjidhur hallet që ju janë bërë kapicë. Për të hequr nga qafa lakun e varfërisë, për të ndalur largimin e rinisë së Librazhdit.  Në ditët e diktaturës iu dha shqiptarëve shembujt. E ndjej dhimbjen tuaj për fëmijët që ju largohen. Për mua është emocion i madh ta shoh Librazhdin kështu. Ju thashë, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Këto tetë vite e shndërruan Librazhdin në shkretëtirë. Thirrje të veçantë kam sot i shkon socialistëve të ndershëm të Librazhdit ata që nuk i lidh gjë me hajdutët e Librazhdit. Ndoshta kanë besuar te premtimet dhe sot janë të zhgënjyer. Bashkohuni me ndryshimin,” tha Basha para demokratëve të Librazhdit.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment